Moderatorja simpatike e sportit Lei Kraja ka vendosur të marrë rreze dielli në ballkon.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet vetëm me të brendshme, ndërsa i ka kthyer kurizin diellit.
Moderatorja duket në super formë ndërsa krahas fotos shkruan: “Dielli i karantinës”, duke treguar kështu se e vetmja mundësi për të marrë rreze dielli në këto ditë të ngrohta pranvere është ballkoni.
Moderatorja ka hedhur madje edhe një video të shkurtër ndërsa shihet të jetë shtrirë në ballkon për të marrë rreze dielli.
Në kushtet kur është e pamundur të lëvizësh jashtë qytetit duket se e vetmja mënyrë për të marrë disa rreze dielli për këdo është ballkoni.
Të shumtë janë personazhet e njohur që kanë vendosur të përdorin këtë metodë deri sa të dalim lirisht.
Link: https://www.instagram.com/p/B_H310yhauA/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-7BSYzhrcm/