Aktualitet

COVID-19, Zgjatet përtej 24 prillit gjendja e jashtëzakonshme në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me qytetarët në facebook njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet përtej 24 prillit.

Kujtojmë se në 24 mars qeveria vendosi që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të emergjencës së krijuar në vend prej Coronavirus e cila do të zgjaste për 30 ditë.

Por duke u nisur nga situata aktuale në vend ku ende rregjistrohen raste të reja përditë, kryeministri tha se gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet përtej 24 prillit.

Ai është përgjigjur shkurt dhe nuk ka dhënë detaje të tjera se deri kur mund të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme.

Megjithatë Rama njoftoi se duke nisur nga java që vjen do të fillojë hapja e pjesës më të madhe të bizneseve me pakicë si dhe të shërbimit taksi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/339299340386961/

Link dhe burimi i fotos:  https://www.facebook.com/edirama.al/videos/339299340386961/