ShowBiz

Si kurrë më parë Kresha flet për bebin, as që ju shkon ndërmend sa shumë është përgatitur

Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.

Bashkëshortja e këngëtarit e ka dhënë vetë e para lajmin e shtatëzanisë ku e kemi parë të pozojë disa herë me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa disa ditë më parë ajo zbuloi edhe gjininë e bebit duke treguar se ata të dy do të bëhen prindër të një vajze.

Kresha i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel ka folur për herë të parë për faktin që shumë shpejt do të bëhet baba.

Ai ka qenë më parë i rezervuar lidhur me këtë temë, por tashmë jo vetëm që ka folur, por madje ka treguar se është shumë i përgatitur për ardhjen në jetë të vajzës duke e kaluar me sukses testin që i bënë në studio Fjoralba dhe Ervini.

Kresha i është përgjigjur në mënyrë korrekte pothuajse të gjitha pyetjeve që lidhen me fëmijët e porsalindur duke treguar kështu se ka lexuar dhe është mirëinformuar për ta mirëpritur sa më mirë vogëlushen.

https://www.youtube.com/watch?v=MeuAizXY6WU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MeuAizXY6WU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2CDMPJBL8x/