ShowBiz

Ajka ndërpret stërvitjen e Xhensilës, vogëlushja vrapon drejt detit, do të qeshni me lot

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka shpërndarë në instagram një video ku shfaqet duke u stërvitur buzë detit.

Por stërvitja e saj nuk zgjat shumë pasi ndërhyn Ajka e cila shkon me vrap drejt detit duke e bërë Xhensilën që të ndërpresë stërvitjen dhe të shkojë me vrap pas të bijës.

Video është filmuar nga Besi i cili dëgjohet të qeshë ndërsa këngëtarja ndërpret menjëherë stërvitjen për të ndaluar të bijën që mesa duket ka dëshirë të lahet tek deti.

Xhensila dhe Besi gjatë kësaj periudhe kohore kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku kanë postuar vazhdimisht foto e video nga rutina e tyre e përditshme gjatë izolimit.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vIS_fHQ4x/