Mjekët dhe gazetarët janë ata që rrezikojnë më tepër nga infektimi me COVID-19, duke qenë se janë në kontakt më shumë se kushdo tjetër me virusin.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico e pyetur nga gazetarët gjatë komunikimit të përditshëm me mediat tha se në total janë prekur 60 mjekë dhe infermierë në vend, por 2 të tretat e këtij numri janë aktualisht të shëruar.
Këtë lajm e konfirmoi edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se aktualisht janë 41 mjekë dhe infermierë të shëruar, ndërsa lajmi i mirë është se asnjë prej tyre nuk trajtohet në spital.
Ndërkaq Fico është pyetur edhe lidhur me gazetarët ku deklaroi se është konfirmuar një gazetar i prekur me COVID-19, por që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga mjeku i familjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=OXMi13XLOYY&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/