ShowBiz

Rudina pyet vjehrin,”A jam ndonjëfarë vajze..”, nuk do ta besoni si përgjigjet ai

Aktorja Rudina Dembacaj që kur deklaroi lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku është vënë në qendër të vëmendjes.

Atë e kemi parë të postojë vazhdimisht foto e video ku shfaqet së bashku me Markun duke na treguar detaje nga përditshmëria e tyre në këtë periudhë karantine.

Aktorja duket se ka një raport shumë të mirë edhe me familjarët e Markut dhe këtë sapo na e vërtetoi me një video të postuar në instagram ku shfaqet së bashku me të atin e Markut ndërsa po pijnë bashkë një cigare.

Ajo e pyet atë nëse është ndonjëfarë vajze, ndërsa ai buzëqesh dhe i thotë se për të është e mirë në çdo drejtim.

Më pas Rudina thotë me humor se ai është më i mirë, vetëm se nuk i lënë rehat Marku me nënën, duke ju referuar vjehrës.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/