Këngëtaren Enca Haxhia gjatë kësaj periudhe karantinimi e kemi parë shpesh herë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar vazhdimisht foto e video ku tregon rutinën e saj të përditshme nga shtëpia.
Ndërkaq një foto e postuar së fundmi ku Enca shfaqet strece dhe xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë, si dhe atlete e çantë të bardhë ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Një prej tyre shkruan: “Ku po shkon me çant Ruenc, bukur, bukur sikur po shkon tek vjehra”
Akoma më befasuese është përgjigja e këngëtares e cila shkruan: “Tek vjehra po shkoja vërtetë”, duke u shoqëruar shkrimin me disa emoji që qeshin me lotë.
Enca duket se i ka habitur të gjithë me këtë koment, por nuk ka dhënë asnjë shpjegim tjetër dhe nuk e dimë nëse po shkonte vërtetë tek vjehra apo ishte një shaka.
https://www.instagram.com/p/B_QDDBYHAh8/Link: https://www.instagram.com/p/B_QDDBYHAh8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-erwhOn9Yc/