Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar se në burgun 313 në Tiranë është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19.
Zv ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se deri tani janë kryer 40 teste në burg dhe një prej tyre rezultoi të ishte infektuar me COVID-19.
Ende nuk dihet se si mund të jetë infektuar i burgosuri, por instancat kanë konfirmuar atë që po flitej prej disa ditësh se mund të kishte raste të dyshuara në godinën e burgut.
Ndërkaq në vendin tonë numërohen në total 634 raste me COVID-19, ndërsa 27 persona kanë humbur betejën me këtë virus.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=CiM7r8OO_B0&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/