ShowBiz

Njëra vetëm ha, tjetra vetëm stërvitet, kjo video është e papërsëritshme

Jeta në karantinë nuk është e thjeshtë për askënd.

Mungesa e aktivitetit fizik dhe qëndrimi gjithë ditën në shtëpi rrit rrezikun e shtimit në peshë për të gjithë.

Por jo të gjithë qëndrojnë gjithë kohës pranë frigoriferit pasi ka edhe nga ata që stërviten në kushte shtëpie.

Kështu ndodh me Aulonën e cila aktivitetin fizik nuk e ka ndarë edhe gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo vazhdon të stërvitet në kushte shtëpie, ndërsa mikja dhe kolegia e saj Fatma duket se vetëm e shikon Aulonën se si po stërvitet me një tufë ushqimesh përpara.

Ajo ka postuar në instagram një video me dy realitete të ndryshme, nga njëra anë Aulona që stërvitet në shtëpi, ndërsa në anën tjetër Fatma që ushqehet dhe habitet me ushtrimet e koleges së saj.

“Nuk e di Buq unë i bëj këto ushtrimet ja siç e shikon, por kam shtuar 5 kg deri tani, kush je ti në karantinë Team Aulona apo Team Fatma”, shkruan moderatorja krahas videos së shpërndarë në instagram.

Të shumtë janë miqtë e vajzave që kanë komentuar në këtë video duke i kuptuar të dyja dhe duke mbështetur herë Fatmën dhe herë Aulonën.

https://www.instagram.com/p/B_LH06ajmTG/

Link: https://www.instagram.com/p/B_LH06ajmTG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_KyIvIDM_L/https://www.instagram.com/p/B_Ifzm6BiAs/