Aktualitet

Zgjatet orari i lëvizjes javën e ardhshme, nga 4 maji nis edhe…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një videomesazhi në Facebook se nga java që vjen do të zgjerohet orari i lëvizjes se qytetarëve.

Ndërsa nga data 4 maj do të ketë të tjera lehtësime si në levizjen e këmbësore ashtu edhe në të makinave.

Sipas Ramës duke nisut nga 4 maji do të lejohet përdorimi i taksive për lëvizjen ndërqytetase për të gjithë ata qytetarë që mund të kenë ngelur në një qytet tjetër për shkak të masave të marra prej COVID-19.

Ndërkaq Rama shtoi se pas 4 majit do të hapet edhe grupi i tretë i bizneseve për të ndihmuar kështu ekonominë shqiptare.

Ndërsa lidhur me shkollat Rama tha se do të merret një vendim në fillim të javës që vjen, por si për shkollat ashtu edhe turizmin ende gjërat nuk janë të qarta.

Krahas masave lehtësuese që do të merrem gradualisht Rama tha se nuk duhet të harrohet protokolli i sigurisë nga të gjitha gjitha bizneset që do të hapen.

Kështu masat lehtësuese do të shoqërohen me një kërkesë në rritje për zbatimin e masave të sigurisë për të mos çuar dëm gjithë punën e bërë deri tani për frenimin e virusit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/242825753589226/?epa=SEARCH_BOX

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/242825753589226/?epa=SEARCH_BOX

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/