ShowBiz

Një vit pas divorcit, në karantinë me partnerin e ri, vajza e Arbëries ndan momentet më romantike

Vajza e Arbërie Hadërgjonaj Agnesa është izoluar në shtëpi së bashku me partnerin e saj.

Një vit pas divorcit ajo është tashmë në një lidhje me një djalë të quajtur Valdrin Seci, lidhje që e bëri publike vetëm pak kohë më parë me postimin e disa fotove nga pushimet e fillim vitit.

Ajo ka postuar së fundmi një foto të shtrirë pranë njëri tjetrit me bluzat njësoj ndërsa duken super të dashuruar.

Agnesa u nda nga bashkëshorti një vit më parë, ndërsa nga martesa me të ka një vajzë me emrin Elektra.

Ajo po përflitej prej kohësh për një lidhje të re, por e bëri publike vetëm pak kohë më parë me një foto në instagram.

Link: https://www.instagram.com/agnesahadergjonaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-FjfV3JN_V/