ShowBiz

Rina bie pre e bullizmit, këngëtarja rrëfen e trishtuar çfarë i ndodhi

Reperja Rina ka vendosur që të flasë për fenomenin e bullizmin, ndërsa i ka ftuar fansat e saj që të rrëfejnë historitë e tyre, një pjesë të të cilave i ka postuar në instagramin e saj.

Ajo ka vendosur të motivojë të gjithë personat që kanë rënë pre e bullizmit duke ju thënë se zoti ka një plan shumë të mirë për ta.

E ndërsa postonte historitë e personave që janë bulluar, duket se edhe vetë reperja ka rënë prej e këtij fenomeni.

“Nuk mund ta besoj që u bullizova vetëm sepse ju thashë njerëzve të mos bullojnë, shumë në gjendje të rëndë jemi si popull”, shkruan ajo në një nga statuset e saj në instagram duke treguar edhe njëherë nivelin e lartë të bullizmit edhe tek personazhet e njohura.

Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7wjqgSFzvI/