ShowBiz

Ajka lyen me buzëkuq Xhensilën, kjo video do t’ua zbukurojë ditën

Xhensila Myrtezaj është duke kaluar një periudhë shumë të këndshme izolimi së bashku me Besin dhe vogëlushen Ajka.

Ata i shohim shpesh të postojnë video dhe foto mjaft të veçanta me protagoniste vogëlushen.

Këtë herë vogëlushja ka marrë në duar buzëkuqin e këngëtares dhe me të në dorë tenton të lyejë buzët e këngëtares.

Fillimisht vogëlushja merr në dorë kapakun, por këngëtarja duke qeshur i thotë që ta lyejë me pjesën tjetër.

Më pas Ajka i drejtohet të ëmës duke ju afruar për ti lyer buzët shumë e lumtur dhe e buzëqeshur.

Këngëtarja ka qenë duke luajtur me të bijën në shtrat përpara gjumit dhe kjo video me siguri do t’ua zbukuroje ditën.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz3XQwQhG-E/