Aktorja Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjetet sociale sidomos së fundmi ku e shohim jo vetëm t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave, por të ndajë me ta, momente të ndryshme nga jeta e saj me Markun dhe vogëlushen Viktoria.
Së fundmi aktorja ka postuar në instagram një moment shumë të këndshëm nga mbrëmja në oborrin e shtëpisë.
Viki ka rrëmbyer një prej çorapave të Rudinës duke e lënë zbathur dhe po vrapon nëpër oborr.
Fillimisht shkon pranë partnerit të Rudinës për ti thënë edhe atij të vraponte, ndërsa më pas me çorape në dorë, tenton ti ikë të ëmës.
Rudina ndërkaq tregon se ka mbetur zbathur nga njëra këmbë dhe i bën thirrje të bijës që të ndalojë e ti sjellë çorapen sepse është ftohtë.
E gjithë kjo video humoristike është xhiruar në oborrin e shtëpisë dhe vogëlushja ka shkaktuar një situatë tejet komike.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-6yRPiHSl4/