Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor dhe me përjashtim të maturantëve të gjithë të tjerët nuk do të kthehen më në shkolla, por do të vijojnë mësimin online.
Ministrja e arsimit Besa Shahini gjatë një komunikimi për mediat njoftoi se në shkolla do të kthehen vetëm maturantët për periudhën kohore 18 maj, deri në 5 qeshor.
Hapja për maturantët do të bëhet duke zbatuar të gjitha rregullat bazë të ruajtjes së distancës dhe normave bazë të higjenës.
Provimet për maturantët do të mbahen nga datat 8 deri në 18 qershor, ndërsa për klasat e pesta dhe të nënta do të anulohen.
Shahini tha se klasat e nënta nuk e mbajnë të njëjtën peshë si matura dhe nuk mund të sigurohen kushtet për të dhënë provimet.
Ndërkaq mësimi për klasat nga e para deri në të 11 do të vijojë online siç është bërë deri tani dhe do të vijojë deri në fund të muajit maj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=DXPvJQK7JRQ
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/602976273637136/