16 raste të reja me COVID-19 janë rregjistuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në raportimin e përditshëm njofton se numri total i të prekurve ka shkuar në 766.
9 raste janë evidentuar në Tiranë, 5 në Krujë, një në Shkodër dhe një në Berat.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 24 pacientë të tjerë.
Ndërkaq në të dyja spitalet janë të shtruar aktualisht 33 persona.
Nga 281 pacientët aktiv në vendin tonë vetëm 10% po trajtohen në dy spitalet në vend, ndërsa 90% e tyre janë në vetizolim, pa simptoma, ose me simptoma të lehta.
Situata sipas ekspertëve të Ministrisë vazhdon të jetë nën kontroll pavarësisht luhatjes së shifrave.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=buJcYu-m1KY
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/