Një grua 101 vjeçare nga New York është konsideruar si gruaja e pamposhtur pasi ka arritur të kalojë shumë sfida në jetë dhe fatmirësisht të gjitha i ka kaluar me sukses.
101 vjeçarja Angelina Friedman lindi në një anije që po transportonte emigrantë nga Italia në Amerikë në mes të pandemisë së gripit spanjoll.
E ëma e saj humbi jetën ndërsa Angelina arriti të mbijetonte edhe pse në mes të një pandemie shumë të rrezikshme.
Anxhelina i ka mbijuar gjithashtu kancerit, aborteve, gjakderdhjes së brendshme dhe së fundmi edhe Coronavirusit.
E moshuara zbuloi që ishte infektuar me COVID-19 gjatë një kontrolli rutin.
Ajo u izolua për disa javë rrjesht dhe pas testit përfundimtar në datë 20 prill rezultoi negative duke e mposhtur kështu edhe këtë virus.
Axhelina është e vetmja e mbijetuar nga 11 motrat dhe vëllezërit e saj dhe se tashmë pasi u shërua plotësisht nga Corona ka filluar rutinën e saj të përditshme ashtu si më parë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=T21JGf7VT1o
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-standing-beside-woman-on-white-wooden-chair-facing-body-of-water-160767/