Data e nesërme një maji është një ditë pushimi për të gjithë ata që punojnë në administratë dhe shumë persona kanë menduar se mund të ketë mbyllje të detyruar për tre ditë rrjesht.
Këtë e ka sqaruar kryeministri Rama përmes një statusi të tij në Facebook ku njofton se nesër nuk do të ketë mbyllje të detyruar dhe se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë me të njëjtat rregulla si gjatë gjithë javës.
Ndërkaq Rama sqaron gjithashtu se Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë gjatë pasdites së sotme të rejat lidhur me javën që vjen, si dhe zgjerimin për Zonat e Gjelbërta.
Link: dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/