ShowBiz

Dedikim për Mozzik… “Më ke zhgënjyer shumë”, ja çfarë thotë Loredana

Vetëm dy ditë më parë reperi Mozzik deklaroi se është single dhe se do të vazhdojë të qëndrojë i tillë për të paktën dy vite pasi ka në plan ti dedikohet muzikës.

Por nëse për Mozzik nuk është zbuluar asnjë thashethem për ndonjë lidhje të mundshme, për Loredanën ëshë përfolur për një lidhje të saj me reperin Zuna, por që të dy e kanë mohuar.

Ndërkaq ajo që të bën më shumë përshtypje është teksti i këngës së fundit të Loredanës ku reperja përmend shpesh të bijën e cila e ka ndihmuar ti shërohet çdo plagë, ndërsa i drejtohet gjithashtu dikujt duke i thënë se e ka zhgënjyer dhe plagosur, ndërsa ajo e ka dashur shumë.

Nga fjalët e tekstit duket sikur këngëtarja i drejtohet Mozzik, i cili kujtojmë se reagoi shumë ashpër pas një interviste të reperes në “Klan Kosova”

Reperja e ka thënë edhe më herët se ajo dhe Mozzik ruajnë një raport të mirë dhe se ajo nuk do të thotë asnjëherë një fjalë të keqe për babain e fëmijës së saj.

Nuk e dimë çfarë ka ndodhur së fundmi me ata të dy, por duket sikur Loredana fjalët e këtij tekstit ja dedikon Mozzik edhe pse nuk përmend emër.

https://www.instagram.com/p/B_kfkUDFsUX/

Link: https://www.instagram.com/p/B_kfkUDFsUX/

https://www.instagram.com/p/B-NqLuCFnhz/

Link: https://www.instagram.com/p/B-NqLuCFnhz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7t1tzuFK-H/https://www.instagram.com/p/B_LGvNCl9n-/