Aktori i famshëm indian Rishi Kapoor ka ndëruar jetë në moshën 67 vjeçare si pasojë e një tumori prej të cilit nuk mundi dot të mbijetonte.
67 vjeçari po luftonte me sëmundjen prej dy vitesh dhe mësohet se po kurohej në Neë York, por së fundmi ndodhej në një spital në Mumbai ku ndërroi jetë.
Aktori u bë i famshën fillimisht në 1973 me rolin kryesor në filmin Bobby, ndërsa më pas me disa role në filma romantikë në fillim të viteve 90.
Largimi i tij nga jeta ka sjellë reagimin e miqve dhe kolegëve të tij.
Aktorja e njohur Priyanka Chopra në një status në rrjetet sociale tha se talenti dhe zemra e madhe e aktorit nuk gjenden shpesh.
https://www.instagram.com/p/B_l8H4Sp7xA/Link: https://www.instagram.com/p/B_l8H4Sp7xA/
Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/film/2020/apr/30/rishi-kapoor-bollywood-leading-man-dies-of-leukaemia-aged-67