Një muaj më parë Shqipëria dërgoi drejt Italisë një grup prej 30 mjekësh dhe infermierësh që nisën punën në spitalet e vendit fqinj për t’jua ardhur në ndihmë të prekurve nga COVID-19.
Misioni i tyre ka përfunduar një ditë më parë, por duket se grupi i mjekëve dhe infermierëve është kthyer mbrapsht me një gjobë.
Sipas “Corriere” bluzat e bardha kishin vendosur të festonin përfundimin e misionit në një festë me birra dhe muzikë të lartë në hotelin ku po qëndronin.
Kjo e ka detyruar pronarin e hotelit ku ata qëndronin që të lajmëronte policinë e cila ju ka vendosur mjekëve dhe infermierëve gjoba deri në 500 euro.
Sipas gazetës në fjalë, ata kanë thyer gjithashtu edhe rregullat e karantinës duke u grumbulluar dhjetra veta në një dhomë për të festuar.
Autoritetet italiane ndërkohë do të vijojnë hetimin për të zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht një natë më parë.
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/?epa=SEARCH_BOX