Aktualitet

Rama njofton rregulla të reja për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me lëvizjen

Prej javësh gjatë fundjavave gjithçka ka qenë e mbyllur në vend, por këtë fundjavë gjërat do të jenë ndryshe.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në datat 2 dhe 3 maj deri në orën 10 të mëngjesit do të lejohen të lëvizin vetëm pensionistët.

Ndërsa në orën 11 deri në orën 17 e 30 si në datë 2 edhe në datë 3 maj, do të mund të lëvizin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Kryeministri njofton gjithashtu se dyqanet dhe farmacitë do të jenë hapur edhe të shtunën deri në orën 17 e 30 minuta, ndërsa të dielën do të qëndrojnë të mbyllura.

Gjatë fundjavës kryeministri tha se nuk do të lejohet në mënyrë kategorike lëvizja me automjete private.

Rama shton gjithashtu se nga sjellja e duhur dhe distancimi social do të varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/