Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar edhe 9 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri total i të infektuarve ka shkuar në 782 që prej 8 marsit, ditës kur u rregjistruan dy rastet e para.
Konkretisht 5 raste janë rregjistruar në Tiranë, ndërsa 4 në Krujë.
Ndërkaq bëhet me dije se numri total i të shëruarve është 488 pra më i lartë se i personave aktivë, pjesa më e madhe e të cilëve jane asimptomatikë dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në spitalin Shefqet Ndroqi po marrin shërbim 33 persona, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Ndërkaq numri më i madh i rasteve aktive është në Tiranë me 100 raste duke u ndjekur nga Kruja me 93.
Ekspertë të Ministrisë bëjnë me dije se pavarësisht lehtësimit të masave duhet të tregohet shumë kujdes për të respektuar distancën në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të sëmundjes.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=PZHcLWhH_vE
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/