ShowBiz

“Kur do të martohesh…”, Nevina jep përgjigjen befasuese

Moderatorja simpatike Nevina Shtylla disa ditë më parë habiti të gjithë fansat duke deklaruar se nuk është çift dhe duke konfirmuar në një farë mënyrë se është ndarë nga i dashuri i saj jurist.

Këtë herë ka vendosur që t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët mesa duket pas deklaratës së saj janë kuriozë për jetën private të moderatores.

Dikush e ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë se kur do të martohet dhe Nevina i përgjigjet pyetjes me disa emoji me fytyrë të habitur.

Ndërsa lidhur me faktin që tregohet e rezervuar për jetën private, Nevina sqaron se jo gjithçka duhet të tregohet në ekran.

Ajo ka tregur gjithashtu se këto ditë karantine po i kalon duke bashkëbiseduar me ndjekësit e saj, ndërsa gjëja që e qetëson dhe gëzon më tepër se gjithçka është qenushi i saj.

Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/

Burimi i lajmit: https://www.instagram.com/p/B_cP16hjZVD/