Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pritur në aeroport 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë që përfunduan misionin e tyre në Itali në luftën kundër COVID-19.
Ajo i ka falënderuar bluzat e bardha për punën e tyre gjatë këtyre ditëve ndërsa është shprehur krenare për kontributin që ata dhanë në ndihmë të shtetit fqinj përballë një situate të tillë.
Manastirliu përmendi gjithashtu edhe festën e famshme që bëri bujë në mediat italiane dhe tha se e di që ata patën edhe një moment relaksi, por kjo është një histori e kaluar ndërsa shtoi se ata që fitojnë dinë edhe të festojnë.
Mjekët dhe infermierët i janë nënshtruar testit dhe fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativë dhe ky është një tjetër lajm i mirë për Ministrën, pasi ata jo vetëm që kanë punuar me profesionalizëm, por kanë ditur edhe të mbrojnë veten.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1197142057291511/?epa=SEARCH_BOXLink dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1197142057291511/?epa=SEARCH_BOX