Aktualitet

Rama prezanton planin e hapjes për tre javët në vijim, ja çfarë ndodh për tre të hëna rrjesht

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e hapjes për tre javët në vijim.

E hëna e datës 4 maj, do të risjellë shërbimin taksi me vetëm dy pasagjerë anëtarë të një familjeje, ndërsa do të shtohen zonat e gjelbërta.

Një javë më pas në 11 maj do të hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare si dhe dyqanet në qendrat tregëtare, ndërsa zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17 e 30.

Ndërsa në 18 maj do të hapen baret dhe restorantet të cilat do të shërbëjnë deri në orën 17 e 30 vetëm në ambjentet jashtë.

Mbetet në fuqi ndalimi i çdo aktiviteti kulturor, artistik si dhe çdo grumbullim mbi 5 persona.

4

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/