ShowBiz

Klea zbulon gjininë e bebit me videon më të veçantë

Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Moderatorja përmes një videoje shumë të veçantë ka zbuluar më në fund gjininë e bebit duke treguar kështu se është në pritje të një djali.

Në videon e veçantë gjithçka nis me momentin e parë kur ata të dy morën vesh që do të bëheshin prindër për të vijuar më pas me foto e video ekosh e vizitash ndërsa zbulojnë përmes detajesh se do të bëhen prindër të një djali.

Moderatorja ka ndarë herë pas here me fansat e saj momentet e përgatitjes për ardhjen në jetë të vogëlushit.

Vetëm pak ditë më parë ajo tregoi valixhen dhe gjithë veshjet e vogëlushit.

https://www.youtube.com/watch?v=9HXl4P4NtqM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=9HXl4P4NtqM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8CSVi-poX3/