Aktualitet

Kryeministri Rama zbulon datën kur do të hapen objektet e kultit

Duke nisur nga data 18 maj do të ndërmeren hapa konkretë për hapjen e objekteve të kultit të cilat u mbyllen që në fillim të muajit mars pas shpërthimit të pandemisë edhe në vendin tonë.

Njoftimin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama gjatë një komunikimi on line me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar.

Këta të fundit i kanë kërkuar Kryeministrit që të hapë objektet e kultit me sugjerimet përkatëse për të shmangur takimet mes besimtarëve.

Ndërkaq kryeministri Rama tha se nga data 18 maj kur do të jetë konfiguruar edhe projekti i fazës së dytë të hapjes, do të jepen edhe disa indicie për objektet e kultit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2448179775473152/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2448179775473152/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/