Aktorja Rudina Dembacaj ka prezantuar për fansat e saj në instagram pjestarin me të ri të familjes.
Bëhet fjalë për një qenush të zi të cilit ajo i ka vendosur emrin Gjyste.
Rudina ka postuar disa video në instagram ku e shohim teksa mban në duar Gjysten dhe bashkëbisedon me Vikin.
Aktorja i thotë të bijës që ta afrojnë Gjysten me Çimin, miushin e famshëm të aktores, por Viki nuk është dakord pasi ka frikë se qenushi do ta hajë miun.
Ajo dëgjohet teksa thotë se do ti thojë Gjystes (qenushit) që të mos e hajë Çimin, ndryshe Viki do të qajë.
Në këtë moment aktorja fillon të qeshë ndërsa e qetëson të bijën duke i thënë se tashmë ata të dy janë miq e madje vëllezër.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2SOItHHXGi/