ShowBiz

Karantina ndan artistin e njohur shqiptar, i jep fund lidhjes me të dashurën

Stilisti i njohur Niko Komani i cili deklaroi pak kohë më parë se ishte në një lidhje, duket se nuk i kanë shkuar gjërat mirë gjatë karantinës.

Ai ka deklaruar gjatë emisionit “Vizioni i Pasdites”, në “Vizion plus” se karantina si përfundim të ndan vërtetë.

Stilisti deklaroi se fatkeqësisht është ndarë, ndërsa thotë me humor se në fillim të karantinës shihte pafund meme çiftesh që ndaheshin gjatë izolimit dhe fatkeqësisht e provoi edhe vetë që ndodh një gjë e tillë.

Stilisti deklaroi në qershor të vitit që lamë pas se ishte i dashuruar dhe në planet e tij ishte edhe martesa, por nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me vajzën qe i kishte rrëmbyer zemrën.

https://www.youtube.com/watch?v=c2F4ieegEmM&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=c2F4ieegEmM&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8wA4aDBzZh/