Aktualitet

Pas analizës së situatës, Manastirliu jep lajmin e mirë: “Do të vijojmë me fazat e rihapjes

Strategjia e ndjekur nga ekspertët për të kontrolluar situatën e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë ka funksionuar dhe kjo sipas Ministres së Shëndetësisë do të thotë se do të nisin fazat e rihapjes.

Gjatë komunikimit me Kryeministrin Rama gjatë takimit me Komitetin e ekspertëve Manastirliu tha se paralelisht me përgatitjet për fazën e rihapjes po forcohen edhe kapacitetet për gjurmimin e rasteve dhe testimet serologjike për grupet e riskut.

Komiteti Teknik i Ekspertëve duke u nisur nga situata e qëndrueshme në vend prej COVID-19 ka sugjeruar vijimin e strategjisë së rihapjes, por me masa të rrepta sigurie dhe duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë.

Anëtarët e këtij komiteti gjatë diskutimeve kanë hedhur poshtë teorinë e qarkullimit të virusit më herët ndërsa kanë sugjeruar që të vijohet me rihapjen, por duke treguar kujdes maksimal për të shmangur çdo përhapje të mëtejshme të virusit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/666912320815961/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/666912320815961/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_nRLLonQKd/