Në kohën kur çdo gjë është bllokuar prej gati dy muajsh kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mire lidhur me fluturimet dhe masat lehtësuese që kanë rinisuar gradualisht dhe do të vijojnë deri në mes të muajit maj.
Gjatë një komunikimi live me anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, Kryeministri Rama tha se pas datës 18 maj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri dhe nga toka.
Rama shtoi gjithashtu se pas datës 18 maj do të jemi mbi 90% të liruar, por shqetësim vazhdon të mbetet transporti publik me autobuz apo furgona.
Kryeministri tha se janë duke u përpjekur që të gjejnë një formulë që të funksionojë lidhur me transportin publik, ndërsa shtoi se Ministria e Shëndetësisë do të ishte mirë të përgatiste disa materiale sensibilizuese për qytetarët në kushtet e rihapjes, për kujdes dhe respektimin e masave.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/666912320815961/Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/666912320815961/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/