ShowBiz

Biznesi i aktores së famshme bie pre e vandalëve, i mbushin derën me jashtëqitje

Biznesi i aktores së famshme Gwyneth Paltrou ka rënë pre e një sulmi vandalësh të cilët kanë hedhur një grumbull plehu dhe jashtëqitje kafshësh përpara derës së dyqanit me produkte kozmetike.

Aktorja e ka hapur dyqanin dy vite më parë pas suksesit që pati me blogun me këshilla për kujdesin ndaj shëndetit.

Në këtë biznes ajo tregëtonte produkte të shumta për kujdesin e lëkurës, aksesorë të ndryshëm si dhe produkte shtëpiake.

Dyqani i aktores aktualisht është i mbyllur për shkak të Coronavirus, por grumbullimi i plehut vetëm përpara dyqanit të saj në një rrugë plot me dyqane nuk mund të jetë rastësi thanë burime për revistën “The Sun”.

Dyqani i saj ka realizuar një marrëveshje me një kompani për disa produkte që synojnë mirëqënien shëndetësore për femrat, por që ka hasur në kritika për cilësinë e produkteve.

Megjithatë biznesi i aktores tha atëherë se merr përsipër vetëm reklamimin e produkteve në dyqan dhe nuk mban përgjegjësi për prodhimin dhe cilësinë e tyre.

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-8300551/Vandals-leave-manure-Gywneth-Paltrows-Goop-shop-Notting-Hill.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzIrUSxl7v-/