Vetëm 8 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19 në vendin tonë duke e çuar në 850 numrin total të të prekurve në vend.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 3 raste janë evidentuar në Tiranë, dy në Krujë, dhe nga një në Shkodër, Fier dhe Kamëz.
Gjithashtu janë kryer edhe 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i neurokirurgjisë në QSUT të cilët fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativë.
Eugena Tomini, specialiste e Institutit të Shëndetit Publik sqaron se gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve dhe aktualisht ka një indikator pozitiviteti nën 5%, një tregues ky mjaft i mirë lidhur me kontrollin e virusit.
Momentalisht në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 30 persona, 5 prej të cilëve në terapi intensive.
Ekspertët vazhdojnë ti bëjnë apel qytetarëve për të respektuar masat e distancimit social, ndërsa theksojnë se respektimi i tyre do të vijojë më lehtësimin e mëtejshëm të masave sipas strategjisë së miratuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=tV16jfyO51A
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/