Moderatorja Marina Vjollca e ka nisur shumë bukur mëngjesin e sotëm ndërsa tregon tufën me lule që i kanë dhuruar.
“Kur përkëdhelesh që me mëngjes”, shkruan Marina krahas fotos ku tregon tufën më lule në makinë.
Moderatorja nuk e ka tregur se kush ja ka dhuruar lulet, por duket që është mjaft e lumtur për mënyrën se si ka nisur mëngjesi i saj.
Kujtojmë se Marina vazhdon të shkojë çdo ditë në punë për spektaklin “Klanifornia”, i cili nuk i ndërpreu asnjëherë transmetimet.
Marina ashtu si shumë personazhe të tjerë është duke e kaluar këtë periudhë mes punës dhe shtëpisë, ndërsa e shohim të jetë gjithashtu aktive në rrjetet sociale ku ndan me miqtë dhe ndjekësit e saj, si momente në punë ashtu edhe nga qëndrimi në shtëpi.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2oy8THFN32/