ShowBiz

Fytyra më e lumtur në botë, Ariana poston foton më të bukur të Anës pasi ka bërë dush

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë tashmë prindër të katër fëmijëve.

Që prej fillimit të karantinës ata ndodhen të gjithë së bashku me vilën e tyre në Brezovic, ku i kemi parë të ndajnë me fansat momentet e bukura nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Vogëlushja Ana është ajo ka filluar të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendjen me portretin e saj të ëmbël dhe mimikat e këndshme të fytyrës.

Ariana ka postuar së fundmi një foto ku vogëlushja buzëqesh e lumtur, pasi është larë.

Kjo foto e saj është më e bukura që keni parë deri tani dhe vogëlushja duket vërtetë shumë e lumtur.

“Më në fund bëra banjë, jam e lumtur tani”, shkruan Ariana krahas fotos së vogëlushes, një foto që ka marrë shumë komente nga miqtë dhe fansat e çiftit.

https://www.instagram.com/p/B_2PjGUJQDT/

Link: https://www.instagram.com/p/B_2PjGUJQDT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8eyMCJB_aI/