ShowBiz

Puthje dhe përqafime buzë detit, Besi dhe Xhensila në mbrëmjen më romantike

Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve më të dashura të showbizit.

Gjatë kësaj periudhe karantine i shohim gjithnjë e më shumë nën shoqërinë e njëri tjetrit duke na servirur video të shumta ku na tregojnë se si po e kalojnë këtë periudhë së bashku me vogëlushen Ajka.

Këtë herë ata kanë udhëtuar drejt bregdetit ku i shohim shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Këngëtarja ka postuar një video ndërsa shëtit buzë detit së bashku me Besin duke e përqafuar dhe puthur.

Kjo periudhë karantike i ka mundësuar çiftit të kalojnë më shumë kohë me njëri tjetrin dhe mesa duket po e shijojnë në maksimum së bashku me vogëlushen e tyre Ajkën.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B78xm-5HR8U/