Aktualitet

Rama jep lajmin e mirë për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se edhe kjo fundjavë do të jetë njësoj si fundjava e kaluar ku do të lejohet lëvizja me fasha orare.

Në njoftimin e postuar në Facebook, Rama tha se deri në orën 09 e 30 minuta do të lëvizin pensionistët, ndërsa nga ora 10 e 30 deri në orën 17 e 30 minuta do të lëvizin nënat me fëmijët nën 14 vjeç.

Gjatë së shtunës njësoj si javën e kaluar do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë.

Rama shtoi gjithashtu se kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për personat mbi 14 vjeç në rast se situata me numrat e të infektuarve dhe personave të shtruar në spital do të jetë e stabilizuar.

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/