Reperi i njohur britanik Ben Chijioke i njohur me emrin e artit Ty ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare pasi i infektua me COVID-19.
Reperi ishte shtruar në spital që prej muajit prill dhe fatkeqësisht nuk mundi dot ti mbijetonte sëmundjes.
Lajmin për largimin e tij nga jeta e dha stafi i reperit, duke shprehur hidhërim për largimin nga jeta të arstistit.
Reperi Ty ka lënë pas një karrierë të pasur muzikore me hite, albume dhe bashkëpunime të suksesshme.
Albumi i dytë i këngëtarit në 2004 një bashkëpunim me disa artistë të njohur mes të cilëve edhe Amy ëinehouse u nominua për çmimin Mercury.
Gjatë karrierës së tij reperi pati shumë suksese muzikore të cilat kanë lënë gjurmë në fushën e muzikës.
https://www.instagram.com/p/B_7EvXFlYu5/Link: https://www.instagram.com/p/B_7EvXFlYu5/
Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/music/2020/may/07/ty-mercury-prize-nominated-uk-rapper-dies-aged-47-of-coronavirus