Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka treguar detajet e planet të rihapjes duke nisur që nga data 11 maj e deri në datë 1 qershor kur mendohet të hapen çerdhet dhe kopshtet.
Nga dita e hëna pritet të rihapen, qendrat estetike, berberët, klinikat dentare si dhe qendrat tregëtare të cilat do të mund të punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 17 e 30.
Ndërsa një javë më pas nga data 18, nis procesi i zhvillimit mësimor për maturantët, hapet baret dhe restorantet vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17 e 30 minuta si dhe shtohen fluturimet e riatdhesimit me detyrim vetëkarantinimin në banesë.
Manastirliu tha gjithashtu se duke nisur nga data 1 qershor do të rihapen çerdhet e kopshtet publike e private dhe se ky plan do të varet vetëm nëse situata do të jetë e qëndrueshme atë ditë.
https://www.instagram.com/p/B_76FR-g0LH/Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_76FR-g0LH/