Ka shkruar në 856 numri i të infektuarve me COViD-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.
Nga testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 6 raste të reja me Coronavirus, 3 në Tiranë dhe 3 në Krujë.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 pacientë të tjerë.
Aktualisht në dy spitalet në vend, janë shtruar 29 pacientë dhe katër prej tyre janë në terapi intensive.
Më pak se 15% e të prekurve aktive janë duke marrë shërbim në spital, ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar nga mjeku i familjes.
Ditët e fundit është vënë re një përmirësim i situatës edhe në spitale.
Ndërkaq nga dita e hënë pritet të vihen në zbatim masa të reja lehtësuese dhe për këtë arsye ekspertë të Ministrisë bëjnë thirrje që të respektohen rregullat e distancimit social, ndërsa bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=1n9NnPdHfmM
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/