ShowBiz

Live në emision nga tualeti i shtëpisë, këngëtarja shqiptare habit shikuesit

Kur ke fëmijë të vegjël në shtëpi është më e vështirë të përqëndrohesh dhe sidomos nëse je në një intervistë live nga shtëpia situata komplikohet edhe më shumë.

Këngëtarja Teuta Kurti ka qenë e ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites” dhe gjatë një lidhjeje live ka rrëfyer se si po e kalon kohën në karantinë së bashku më fëmijët e saj.

Gjatë lidhjes direkte ajo ka treguar se sa e vështirë është të kujdesesh për fëmijët e vegjël dhe në fakt i është dashur të ndryshojë disa herë vendin për lidhje direkte deri sa ka përfunduar në tualet duke shkaktuar kështu të qeshura gjatë emisionit.

Këngëtarja është nënë e tre fëmijëve dhe është larguar disi nga muzika për shkak të impenjimeve me fëmijët, megjithatë këngëtarja zbuloi se së shpejti do të rikthehet në muzikë me një baladë.

https://www.youtube.com/watch?v=X-YZ6GWR6F4&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=X-YZ6GWR6F4&feature=emb_err_watch_on_yt