ShowBiz

Pas videos nga spitali, Morena tregon gjendjen shëndetësore të të atit

Morena Taraku ka sqaruar për të gjithë fansat gjendjen shëndetësore të të atit, pas një videoje që qarkulloi në media ku ndodhej i shtruar në spital.

Këngëtarja ka reaguar sot përmes një statusi në instagram ku ka postuar një foto të të atit ndërsa shkruan: “Faleminderit për shqetësimin, videoja ishte e një viti më parë, tani ai është shumë mirë”

Morena ka treguar kështu se i ati i ka kaluar tashmë problemet me shëndetin që para një viti dhe tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore pavarësisht se në mediat online qarkulloi një video e tij në spital.

Këngëtarja ndodhet aktualisht në Turqi ku është bllokuar prej masave të mara kundër COVID-19.

Atë e kemi parë shpesh aktive në rrjetet sociale ku ndaj herë pas here me fansat detaje nga karantina e saj.

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BdM9DF_X-/