Aktualitet

Ja kur do të hapen plazhet, ekspertët sqarojnë rregullat e reja

Në fund të muajit maj dhe fillim të qeshorit mund të hapen plazhet për fillimin e sezonit turitik në vend.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Kornelia Ferizaj në një intervistë për “Tv Klan”, tha se çadrat do të kenë një distancë prej 3,5 metrash nga njëra tjetra dhe se në 10 metra katror do të mund të qëndrojnë vetëm 4 persona.

Gjithashtu ajo sqaroi se në plazh do të ketë vrojtues të cilët do të monitorojnë respektimin e distancës mes pushuesve, ndërsa edhe larja në det do të bëhet duke respektuar distancën.

Në të gjitha strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por do të shërbehet në dhomat e hotelit, ndërsa një koordinator shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës për të gjithë turistët në mëngjes dhe në darkë.

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/antilles-attraction-beach-beach-hut-533974/