Duke nisur nga dita e sotme janë rihapur një sërë biznesesh të cilët kanë qëndruar të mbyllur për gati dy muaj.
Parukeritë, qendrat estetike, klinikat dentare dhe berberët kanë nisur sot nga puna nën masa të rrepta sigurie.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka bërë me dije përmes një statusi në Facebook dhe Instagram se me lehtësimin e masave është e rëndësishme që secili të tregojë kujdes maksimal për të shmangur përhapjen e mëtejshmë të përhapjes së virusit.
Ajo ju ka bërë thirrje qytetarëve që shmangin sa më shumë daljet nga shtëpia, të ruajnë distancën prej 1,5 metër kur dalin si dhe të punojnë nga shtëpia nëse kanë mundësi.
Manastirliu ju ka kujtuar qytetarëve se tani më shumë se kurrë duhet të tregohen të kujdesshëm.
https://www.instagram.com/p/CACgux0AL-z/Link: https://www.instagram.com/p/CACgux0AL-z/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_76FR-g0LH/