Marina Vjollca është një prej personazheve më të dashura për publikun.
Prej kohësh atë e shohim tashmë nën drejtimin e “Klanifornia”, spektaklit të humorit që transmetohet çdo të shtunë në “Tv Klan”.
Moderatorja gjatë kësaj periudhe kohore ka ndarë me fansat e saj momente nga karantina dhe mënyra se si po e menaxhon kohën në shtëpi.
Si një adhuruese e maceve ajo ka marrë së fundmi në shtëpi edhe një mace shumë të bukur, të cilën e kemi parë ta ekspozojë shpesh në rrjetet sociale.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndarë me fansat një tjetër moment relaksi në shtëpinë e saj.
Ajo ka pozuar me një puro në dorë nga ballkoni i shtëpisë gjatë mbrëmjes.
Marina ka postuar vetëm dorën dhe puron ndërsa tregon pamjen në mbrëmje nga ballkoni i shtëpisë ku jeton me bashkëshortin, reperin Getoar Selimi.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Byf25ltBS/