ShowBiz

Do të bëhen shumë shpejt prindër, zbulohet gjinia e bebit të Arbanës dhe Eduardit

Moderatorja Arbana Osmani do të bëhët shumë shpejt nënë për herë të dytë me partnerin e saj Eduard Grishaj.

Lajmin e dha vetë moderatorja në ditën e saj të lindjes që përkonte edhe me ditëlindjen e Eduardit.

Arbana nuk tha asnjë gjë lidhur me gjininë e bebit, por burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata do të bëhen shumë shpejt me një djalë.
Ky është fëmija i dytë i moderatores e cila e ka një djalë nga martesa e parë.

Moderatorja është rikthyer sërish në punë dhe do të nisë spektaklin “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë.

Lajmin e ka dhënë vetë Arbana e cila ka postuar gjithashtu edhe disa video e foto nga ambentet e “Top Channel”, ku është duke u përgatitur për puntatën e parë, pas një shkëputjeje për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/