Që prej kohës kur u bë gjysmë bionde, Dua Lipa ka vendosur të eksperimentojë vazhdimisht me flokët duke ndryshuar herë pas here ngjyrën.
Disa javë më parë ajo postoi një video ku i dashuri i saj Anëar Hadid i lyente flokët në ngjyrë rozë.
Edhe kjo ngjyrë i rrinte mjaft mirë këngëtares edhe pse nuk do të qëndronte gjatë, pasi Dua vendosi sërish të bëjë një tjetër ndryshim.
Këtë herë e shohim me flokë të kuqe flakë dhe duket se edhe këtë herë ka goditur në shenjë.
Duket se çdo ngjyrë i shkon këngëtares shqiptare e cila së fundmi po korr sukses të jashtëzakonshëm në muzikë me albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”.
Link: https://www.instagram.com/p/CAD7eNWhsJH/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6QJHd5hH_N/