Aktualitet

E fundit/ Vetëm 4 raste në 24 orë, ekspertët: “Kemi një situatë të..”

Vijon të mbetet i ulët numri i rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar vetëm 4 raste, dy prej të cilave në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat.

Doktoresh Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme në vend dhe se 682 qytetarë jën shëruar ose 78% e të prekurve.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 28 persona të tjerë.

Ndërkaq në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 24 pacientë dhe vetëm një prej tyre është në terapi intensive.

Konkretisht më pak se 15% e të prekurve aktive janë duke u trajtuar në spital, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

https://www.youtube.com/watch?v=zG89gHfGAMI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zG89gHfGAMI

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/