ShowBiz

Flet për herë të parë për jetën private, “Sytë e bukur të kësaj vajze janë…”

Moderatori Drini Zeqo ishte i ftuar gjatë ditës së djeshme në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” ku përmes disa fotove të vjetra ka rrëfyer më shumë rreth jetës së tij profesionale dhe personale.

Fillimisht atij i është shfaqur në ekran një foto e vjetër me disa kolegë të njohur gjatë kohës që punonte në radio.

Më pas në ekran shfaqet motra e tij Bora dhe Drini thotë se këto sytë e bukura janë dashuria e tij më e madhe.

Moderatori rrëfen se ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar në jetën e saj dhe se gjithmonë vëmendja e projektorëve dhe kamerave në fakt ka rënë vetëm mbi Drinin.

Ndërkaq lidhur me jetën e tij private Drini është treguar gjithmonë i rezervuar dhe thotë se nuk ka dashur ta ndajë asnjëherë me publikun dhe se kështu i duket më mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=e0d83YbOuWw&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=e0d83YbOuWw&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CADrxGVJ-zV/